Një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba është zbuluar në Shkodër, duke çuar në finalizimin e operacionit policor të koduar “Neonët 6”.
Numri i rasteve të goditura në kuadër të operacionit të gjerë “Neonët” shkon në 10 e që synon goditjen e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.
Sipas policisë dy persona janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre 35 vjeç, banues në Shkodër, si dhe një 16-vjeçar.
Të dy të dyshuar se kishin përshtatur një banesë në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike, duke përdorur pajisje elektrike të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë.
“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B.C., 33 vjeç dhe G.A., 63 vjeç, të dy banues në Shkodër, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; E. H., 22 vjeçe, banuese në Pukë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 60 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 57 pajisje të ndryshme elektrike si dhe 4 celularë.
Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e një 49-vjeçari, ngjitur me ambientin e kultivimit dhe i ndaluar më herët për vepra të tjera penale, u sekuestruan një pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe një automjet.
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...