Dy aksidente rrugore janë regjistruar mesditën e sotme në Vorë në harkun e pak minutave, si pasojë e të cilave janë plagosur katër persona, mes tyre dhe një fëmijë 2 muajsh.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:31, ku janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin Q.K., me mjetin me drejtues shtetasin R.Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q.K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë rreth orës 12:40, në Vore, mjeti me drejtues shtetasin E.M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., 33 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të demtuar drejtuesi i mjetit E.M., si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M.M dhe femija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 milia...
Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë vik...
Zgjedhja e Endrit Shabani si Avokat i Popullit, Rama: E zgjo...
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...