Drejtuesit e automjeteve kanë qarkulluar lirisht këtë të premte, pas prishjes së një rrethrrotullimi të ndërtuar në fillim të vjeshtës në një nga kryqëzimet e qytetit të Durrësit.
Brenda natës së kaluar, firma zbatuese e projektit për rivitalizimin e infrastrukturës rrugore në qytet e ka prishur rrethrrotullimin e ngritur pranë filialit të postës, në fillim të bulevardit “Dyrrah”.
Ndërtimi i tij ishte kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve për shkak të trafikut të rënduar dhe ngushtimit të korsive të kalimit në rrugë që shkaktoi, së bashku me zgjerimin e trotuareve. Në jo pak raste ky objekt i “artit rrugor” u kthye dhe në objekt konflikti verbal e fizik mes drejtuesve të makinave.
Problematika që shkaktoi e ktheu në jofunksional, ndaj dhe pavarësisht kostos ekonomike, rrethrrotullimi u prish duke rikthyer normalitetin në këtë kryqëzim mjaft të rëndësishëm rrugor që lidhet me kryqëzimin e madh të pallatit të sportit në Durrës dhe akse të tjera kryesore.
Burime nga ndërmarrja bashkiake Rruga bëjnë me dije se firma zbatuese e projektit do të rindërtojë një rrethrrotullim të ri brenda standardeve rrugore të BE-së dhe më funksional në qarkullim.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...