Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani prej orës 16:00 ka nisur raportimin në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare.
Dumani po raporton për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, duke bërë me dije se janë sekuestruar 65.5 milion euro pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare.
Sipas kreut të SPAK janë arritur rezultate në luftën ndaj trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ndërsa 33 zyrtarë të lartë janë hetuar për korrupsion me metoda proaktive.
Dumani po ashtu bën me dije se “128 kërkesa janë dërguar nga publiku për hetime”.
“Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën edhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, raportoi Dumani./A2cnn
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...