Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e 4 policëve dhe që aktualisht vuan dënimin në burgun e Peqinit u transportua mbrëmjen e se martës për trajtim mjekësor në QSUT në Tiranë.
Nuk bëhet e ditur se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur Dajti, megjithëse burime të Top Channel thanë se dyshohet edhe për Covid, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse është i infektuar, ndërsa në qendren spitalore universitare Nënë Tereza janë marrë masa të rrepta sigurie.
Herën e fundit Dajti u soll në Tiranë për vizitë në një klinikë private, ndërsa më pas u pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje.
Dajti është i dënuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj në vitin 2009. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, atij iu ul dënimi në 25 vjet burg. Dajti ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Në dosjet e Prokurorisë dhe Policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm.
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...
OVL e UÇK-së thërret për bashkim: Hidhni poshtë çdo përpjekj...
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së