Një 57-vjeçare është arrestuar nga policia e Tropojë, pasi mbi të rëndonte një dënim me 15 vite burg dhënë nga Apeli i krimeve të Rënda, dy vite më parë.
Gjyle Hajdaraj, 57 vjeçe, e cila rezulton banuese në Bajram-Curri, Tropojë, e dënuar për veprën penal “Trafikimi i personave” u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Trafikimi i personave”, njoftoi Policia.
Më konkretisht, prokuroria e ka akuzuar Hajdarajn se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar një vajzë në Kosovë, e cila është shfrytëzuar si prostitutë./Syri.net
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...