Presidenti Ilir Meta nuk është aspak i interesuar për faktin që pas Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1.15 miliardë euro për rindërtimin e vendit, kryeministri Edi Rama mund të dalë më i fortë.
Për të ka rëndësi vetëm që shqiptarët të jenë përfituesit.
“Nuk më intereson nëse Rama doli më i fortë nga kjo konferencë. Më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë. A ia njoh ndonjë rol të mirë kryeministrit për këtë konferencë? Patjetër, unë jam gati që të duartrokas për kryeministrin, për qeverinë, për çdo punë të mirë që kanë bërë. Kemi bashkëpunuar me qeverinë për këtë konferencë”, tha Meta në emisionin “Open”.
Pyetjes nëse Rama i ka zgjedhjet e ardhshme të siguruara, kreu i shtetit u përgjigj se ky është një koment që nuk i takon të merret. Por ai vuri në dukje faktin që duhet transparencë për përdorimin e donacioneve.
“Këto donacione janë për popullin shqiptar. Kemi solidarizim të vendeve me shqiptarët”, tha ai.
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...