Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. Në pranga ka rënë I. A., 41 vjeç.
Sipas bluve të kryeqytetit arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, njofton policia. g.v/abcnews.al
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur