Dy vëllezër shqiptarë, me banim në Lanciano e Atessa, Itali, janë arrestuar për akuzën e përndjekjes ndaj punëdhënësit të tyre.
Sipas hetimeve, karabinierët e Atessa-s, pas denoncimit të sipërmarrësit, pronar i një kompanie inxhinierike, kanë zbuluar se shqiptarët Luan e Përparim Sina, 39 dhe 38 vjeç, pasi ishin pushuar nga puna, i kishin dërguar mesazhe të shumta ish punëdhënësit.
Në tekstet e SMS-ve, sipërmarrësi është kërcënuar me vdekje nëse nuk kthente në punë shqiptarët.
Siç shkruajnë mediat lokale, vëllezërit janë shkaktuar për një shkak të drejtë, por nuk raportohet arsyeja konkrete. Shqiptarët, tashmë janë në burgun e Villa Stanazzo di Lanciano.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...