Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz.
Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kuçova i cili është emigrant në Gjermani.
Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.
“Jemi nga Maqedonia nga Kuçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, s’kemi zënka me askënd”- thotë pronari i makinës së djegur.
“Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e keqe. Jetoj në Gjermani edhe tani kemi ardh me pushime. Policia tani po heton. Kamerat e kanë kapur”- shtoi ai.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave./TCH
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...