Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama ditën e sotme nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka trasmtuar live një takim zhvilluar me mjekët pranë QSTU, lidhur me situatën e pandemisë.
Rama si rrallëherë foli edhe si prind, i cili tha se është në siklet si gjithë prindërit për shkak se djali i tij Zaho shkon këtë shtator në klasë të parë.
Rama ndër të tjera tha se i thotë djalit që të mos takohet e përqafohet me nxënësit e tjerë, dhe kjo është një situatë e vështirë dhe nga ana psikologjike tha ai:
“Kemi tani sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të rrezikuar, por jo të imunizuar, plus që janë transmetues. Ne kemi çunin që do të shkojë në klasën e parë, një fëmijë i vogël me maskë, mos tako, mos u përqafo, rri larg, bëj kujdes, vendoset në një situatë që është komplet e panjohur edhe për pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon. Pasi të gjithë si prindër u themi fëmijëve, ‘përshëndete, takoje, përqafoje’ por duhet t’u themi të kundërtën. Por nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kjo sfidë,”- tha Rama./oranews/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...