Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, ka folur për herë të parë për zërat që janë artikuluar në Tiranë, se Ditmir Bushati do të marri drejtimin e kësaj partie në Shqipëri.
E pyetur nga gazetarja Sonila Meço në emisionin ‘Tempora’, Kurti tha se gëzon një respekt të veçantë për Bushatin dhe do dëshironte të bashkëpunonte me të, por qëndra e Vetëvendosjes në Tiranë sipas tij, ka autonominë e vet dhe ai nuk përfshihet.
Pjesë nga biseda:
Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.
Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?
Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.
Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?
Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...