Gjatë vizitës që po zhvillon në Egjipt, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në një takim nga kryetari i parlamentit, Hanafy El Gebaly. Në bisedë Rama dhe El Gebaly kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Dje Edi Rama takoi kryeministrin e Egjiptit. Në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, qeveria shqiptare e përfaqësuar nga ministrat Çuçi dhe Margariti nënshkruan tre marrëveshje që prekin kryesisht fushën e sigurisë dhe kulturës.
Gjatë takimeve në Egjipt, Rama u zotua se do të kujdeset personalisht për të vendosur një linjë fluturimi të drejtpërdrejtë Kajro-Tiranë./infoshqip/
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...