Ka hyrë në ditën e gjashtë protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Protestuesit kaluan një tjetër natë në çadrën e protestës, të pagëzuar me emrin ‘çadra e lirisë’.
Shefi i opozitës, Lulzim Basha kërkon me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkohë, sot është seanca e radhës plenare dhe opozita është shprehur se nuk do të jetë e pranishme.
Lajmi u bë i ditur nga vetë zoti Basha, i cili tha se grupi parlamentar i PD-së do zhvillojë seancën plenare në tendë me qytetarët.
Ai ftoi të gjithë deputetët e tjerë të Kuvendit ti bashkohen Parlamenti të ri shqiptar, me përjashtim të 19 deputetëve me rekorde kriminale. “Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti” tha Basha.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali