Përmes një statusi në facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta shkruan se Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1.
Në Ditën Botërore të luftës ndaj diabetit presidenti Ilir Meta ka kërkuar rimbursim për kategoritë më në nevojë.
Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet se kjo kërkesë është ende e paplotësuar, ndërsa thekson se në kushtet e pandemisë kjo duhet parë me përparësi absolute.
“Sot, Dita Botërore e luftës kundër Diabetit, e gjen Shqipërinë me rreth 75 mijë qytetarë, të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe tipit 1. Ndërkohë që konstatohet edhe një rritje e numrit të fëmijëve të prekur prej saj. Një nga kërkesat e drejta, por të pazgjidhura ende, është ribursimi për kategoritë më në nevojë, që për shkak të kushteve të vështira ekonomike e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta të mjekimit. Në situatën e pandemisë COVID-19, situata në të cilën ata ndodhen duhet parë me përparësi absolute, nëpërmjet paketave konkrete të ndihmës ekonomike, të dedikuara në parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të shëndetit të tyre.
Të prekurit nga diabeti, në mjerim dhe varfëri, të mbështeten dhe të mos braktisen nga shteti”, shkruan Meta.
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...
AAK thërret konferencë për media të mërkurën
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...