Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore Diplo2025.
Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.
Diplo2025 do të zhvillohet në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti)./atsh.al
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë