Mbi 500 kg marihuanë që në treg vlenin 5 milionë euro janë djegur nga Policia Tatimore Italiane dhe Guardia di Finanza në Lodi, shkruan ANSA.
Djegia u bë në një fabrikë djegiesh në Piacezna sipas një protokolli të veçantë që garanton sigurinë e operacioneve të shkatërrimit në përputhje me rregullat dhe ligjet për mbrojtjen e shëndetit publik.
Operacioni antidrogë ku u kap kjo sasi ishte zhvilluar në janar në krahinat e Lodi dhe Monza Brianza, ku u arrestuan tre shqiptarë.
Shkatërrimi i drogës është urdhëruar nga prokuroria e Monza që po zhvillon hetimin, pasi ngarkesa u kap në Muggio (Monza Brianza).
Në dispozicion të autoriteteve të hetimit u mbajt një mostër për provë nga sasia prej 307 dengjesh që përbënin gjithë ngarkesën.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...