Pak ditë pas takimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Bashkia e Tiranës i përgjigjet thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke dhuruar gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të.
Pranë Bashkisë së Tiranës është ngritur një stacion i dhurimit të gjakut, ku të parët që dhanë kontributin e tyre ishin punonjësit e saj. Nismës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi dhuroi gjak, ftoi gjithë qytetarët e shëndetshëm të Tiranës që të kontribuojnë për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë probleme shëndetësore dhe nevojë për gjak.
Sipas Veliajt përveç qendrës së hapur pranë Bashkisë së Tiranës, së shpejti do të funksionojnë pika të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, për të ndërgjegjësuar, së pari, qytetarët, por edhe për t’i krijuar atyre lehtësira që ta bëjnë këtë në kushte sa më të favorshme.
Pak ditë më parë, Presidenti Meta, zhvilloi takimin e parë të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke bërë thirrje për nisjen e një fushate që do të ndihmojë të gjithë njerëzit që në një moment të caktuar të jetës së tyre kanë nevojë për gjak./abcnews.al
“Mos më fol më ti”, Elijona i jep fund raportit me Klodin?
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe sh...
Kosova në listën e vendeve të sigurta, Koçiu: Konfirmon kons...
Raportet me Epstein, ish-kryeministri i Norvegjisë akuzohet ...
Çeku i dorëzon detyrën Bogujevcit e Gashanit
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...