Katër persona u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari nga Lignano natën midis të enjtes dhe të premten.
Të katër personat sipas mediave italiane ishin shqiptarë dhe pas arrestimit janë dërguar në burgun e Udineses.
85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera. Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.
Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...