Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, i ka kushtuar shumë një 41-vjeçari nga Tirana, i cili është arrestuar nga blutë e kryeqytetit.
I arrestuar është shtetasi J.M, 41 vjeç, i cili përveçse ka ushtruar dhunë, e ka detyruar bashkëshorten e tij me inicialet F.M 36 vjeç të pijë një medikament për të abortuar.
“Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal”, sqaron policia.
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...