Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të dhunës ndaj grave dhe vajzave shqiptare,ku shumë gra janë masakruar e vrarë,pensionistët e qendrës sociale Berat së bashku me qytetarë beratas,kanë protestuar sot në qendër të qytetit.
Marshimit të tyre sensibilizues kundër dhunës ndaj grave u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë beratas. Me pankarta në duar,ku shkruhej: “Të mos heshtim ndaj dhunës”,”Duaje,mos e lëndo,fali dashuri, qëndroji pranë”,”Stop dhunës ndaj nënave dhe motrave tona” etj,protestuesit kanë marshuar për rreth 1-orë përgjatë pedonales së qytetit.
Protestuesit kanë deklaruar se,dhuna ndaj grave në Shqipëri ka ardhur si rezultat i varfërisë dhe kushteve të vështira ekonomike në të cilat jetojnë familjet shqiptare. Sipas tyre,pamundësia ekonomike për të ushqyer familjen dhe fëmijët i detyron të pijnë dhe të dhunojnë gratë. Protestuesit kanë kërkuar nga qeveria rritjen e pensioneve që,sipas tyre,janë qesharake.
Pensionistët që u bënë sot pjesë e protestës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave,janë shtresa me pensione minimale,që ushqehet pranë një qendre sociale,për shkak të pamundësisë ekonomike./TCH
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...