Profesori Ervin Karamuço ka folur rreth historisë tronditës të dhunës ndaj 6-vjecares nga babai në Kamëz duke thënë se viktima e radhës do të ishte nëna.
Në emisionin “Open”, theksoi se këto nëna janë robinja dhe raste të tilla përfundojnë vetëm në vrasje apo vetëvrasje.
Ervin Karamuço: Me këtë lloj terreni patologjik që nuhas dhe kam ndaj atij babai, viktima e radhës pas vajzës do ishte nëna. Kjo kategori nënash janë robinja. Këto mbeten peng të një realiteti të dhunshëm që dalin me vetëvrasje ose vrasje. Sa raste kemi të dhunës në familje që përfundojnë me vdekjen e gruas. Ajo është e terrorizuar.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT, Altin Hazizaj tha se duhet folur për këto cështje në mënyrë që njerëzit të mësojnë të denoncojnë raste të tilla, jo të qëndrojnë në heshtje teksa dhunohen vazhdimisht.
Altin Hazizaj: Shkëputja e këtyre vajzave dhe grave shpesh është aq e vështirë, për të mos thënë që zgjat gjithë jetën. Gjyshet tona kanë bërë jetë abuzive. Kjo gjë duhet denoncuar./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit