Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin verior mëngjesin e sotëm, ndërsa i ishte vendosur banesës së një ish-polici. Rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, Shkodër në pallatin 2-katesh, tek dera e jashtme e banesës së 58-vjeçarit Rrok Pepaj, ish-efektiv policie, ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëme materiale, ndërsa janë tronditur familja Pepaj dhe banorët e tjerë të pallatit 2-katësh.
Eksplozivi ka dëmtuar lehtë derën e jashtme dhe tavanin e korridorit të banesës së ish-policit 58-vjeçar, i cili është me precedent penal. Rrok Pepaj ka qenë i dënuar me 5 vite burg, pasi ka qenë njëri nga 4 personat e arrestuar në 2005 për transport eksplozivi nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë. Në 2005 Rrok Pepaj u arrestua së bashku me Sander Lekë Gjinaj, Mirash Lazër Dushku, Altian Nuro Saloviq dhe në bashkëpunim me policinë malazeze është ndaluar korrieri i eksplozivit C4, Branko Raiçeviq nga Podgorica.raporton shekulli.al
Ata u kapën me disa bomba me telekomandë të përgatitura në Beograd, ndërsa u futën në Shqipëri përmes Malit të Zi. Në 2010 ai ka dalë nga burgu, ndërsa nuk dihet nëse shpërthimi i sotëm ka lidhje me arrestimin në 2005 apo ngjarje të tjera më pas. Policia duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që është marrë në pyetje edhe 58-vjeçari.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...