Problematikat e krjijuara nga përkeqësimi i kushteve të motit nga reshjet e borës dhe ngricat, Autoriteti Rrugor Shqiptar jep edhe detajet për zonat më problematike.
ARRSH njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është intensive dhe në punë janë vënë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë shkruan abcnews.al
Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i vendosin me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët, në të kundërt kalimi është i pamundur.
Po sipas ARRSH-së në të gjitha akset kryesore të vendit që ka pasur reshje bore janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe është bërë trajtimi me kripë dhe pastrimi i rrugëve nga bora. Në Dardhë, Voskopojë, Bigëll, Gorricë dhe në Qafën e Qarrit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë, pasi temperaturat janë shumë të ulëta.
Në aksin Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje të dobëta dhe është bërë pastrimi e qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmentin fundor prej 20 kilometrash të aksit Ura e Cerenecit-Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave të pranishme në rrugë. Në segmentin Lunik-Stëblevë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të pranisë së ngricave në rrugë. ARRSH bën me dije se kontraktorët po punojnë në të gjitha akset për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme