Tashmë është zyrtare. Ushtria do të ndërhyjë për të luftuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Këtë fakt e konfirmon komandanti i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Tonin Marku.
Në një intervistë për Top-Channel, ai thotë se për parandalimin e kultivimit të kanabisit do të angazhohen helikopterët dhe anijet.
“Ne nuk do të cënojmë operacionalitetin e Forcës Ajrore. Por gjatë fluturimeve që do të kryejmë për arsye nga më të ndryshmet, në bazë edhe të informacioneve që mund të kemi, ne do të bëjmë monitorimin, fotografimin e zonave të caktuara ku mendohet që mund të ketë kanabis, pasi na e krijojnë këtë mundësi helikopterët që kemi dhe këto filmime do iua dorëzojmë autoriteteve përkatëse për të proceduar më tej.
E njëjta gjë do të jetë edhe për Forcën Detare, e cila do të lajmërojë nëse konstaton trafik të lëndëve narkotike nga zonat që ne patrullojmë përgjatë hapësirës detare”, deklaron Marku.
Për këtë qëllim janë orientuar pilotët, që të sinjalizojnë për çdo zonë ku dyshojnë apo kanë të dhëna nga strukturat e tjera që mund të jetë mbjellë lëndë narkotike.
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur