Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagon pas protestave masive të studentëve në të gjithë Shqipërinë.
PO! JU JENI FUQIA E VËRTETË!
Ka 3 ditë që ju nuk jeni më “e nesërmja” por, falë Zotit jeni E SOTMJA për të cilën kemi aq shumë nevojë!
Jeni bashkuar në atë rrugë mijëra fëmijë prindërish të majtë e të djathtë, fëmijë të djersës së ndershme, pa pyetur shokun në krah se “për kë voton”, për të moslejuar abuzimin qeveritar me djersën e sakrificën e prindërve tuaj, sepse jeni fëmijë të djersës së ndershme!
Po bëni atë që prindërit tuaj nuk po e bëjnë dot megjithëse janë edhe ata masivisht, njësoj si ju, fëmijë të djersës së ndershme…
A e dini pse?
Sepse ndryshe nga ju, ata nuk janë edhe fëmijë të lindur e rritur NË LIRI!
Ju jeni fuqi e tyre dhe e të gjithë shoqërisë!
Ju e keni FUQINË PËR TË NDRYSHUAR ATDHEUN!
Dhe mos u manipuloni, sepse do tentojnë pashmangshmërisht t’ju manipulojnë…
Kush?
Ata që ju thonë “rrini larg politikës” , “mos e politizoni protestën” , “mos u krahasoni me 8 dhjetorin” ….
8 dhjetori është histori e lavdishme, nuk është turp!
Deri sot, e keni mësuar në shkollë! SOT keni rastin TA SHKRUANI VETË HISTORINË!
Dhe mbani mend 1 gjë:
– e vetmja mënyrë për të mos u manipuluar nga politika, është TË BËHENI JU VETË POLITIKA!
Bëjeni për Atdheun! Bëjeni për veten dhe prindërit tuaj!
Pa ndalim ecni veç PËRPARA!!!
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...