Sipas deputetit gjerman të SPD-së, Josip Juratovic, Edi Rama i premtoi Komitetit të Bundestagut për BE-në, se do të veprojë menjëherë për çështjen Tahiri, sapo të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.
Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur”, Juratovic u shpreh se Gjermania nuk do t’i kërkojë kurrë një qeverie që të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar.
“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.
Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.
Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit” – u shpreh Josip Juratovic.

Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...