Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.
Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.
Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.
Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.
Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.
Gjë që realisht ndodhi në rastin “Tahiri”, kur ishte deputeti që praktikisht mori në pyetje prokurorët. Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.
Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet I hapur.
Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus./ Top Channel

Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...