Në vitin 2003 me informacione nga shteti italian ra në pranga në Shqipëri një bandë, për kultivim dhe tregtim lëndësh narkotike. Mes të arrestuarve ishte dhe Shkëlqim Sufja nga Lezha.
Gjykatat shqiptare e dënuan me 12 vjet heqje lirie Shkëlqimin dhe ky i fundit e bëri dënimin të plotë. Por në Maj 2018, pas 6 vjetësh në liri, Shkëlqimi u arrestua sërish me kërkesë ekstradimi nga shteti italian.
Gjithçka ndodhi, sepse pala shqiptare nuk informoi shtetin fqinj për dënimin e kryer nga Shkëlqim Sufja. Shkëlqimi nga burgu i Shën Kollit dhe bashkëshortja e tij çeke, Pavla Prokopova Sufja, shpjegojnë situatën për emisionin “Stop”. Shkeljet në këtë rast, i shpjegon edhe avokati Çlirim Gjata./tvklan/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime