Dëmet e reshjeve të vitit të kaluar krijojnë ende probleme në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës.
Rreth 20 njësi administrative kërkuan ndihmë për shkak të rrugëve të bllokuara, urave të shembura, banesave të përmbytura, lagjeve të pushtuara nga zhavorri i përrenjve dhe zona të tëra të izoluara.
Bujqësia, blegtoria dhe pemëtaria pësuan dëme të pakthyeshme sidomos në Lunxhëri, Cepo, Odrie, Dropull, Buz, Krahës dhe Memaliaj. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, Qarku i Gjirokastrës pritet të marrë mbështetje me disa projekte rehabilituese.
Haki Çako, kreu i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, inspektoi terrenin.
Nga Bashkia e Gjirokastrës, që u prek njëkohësisht nga tri rrëshqitje masive në 3 lagje të qytetit dhe rrezikoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, bëhet me dije se situata nuk do të jetë e lehtë as këtë vit, por masat për garantimin e stabilizimit të rrëshqitjeve kanë nisur këtë verë./Top Channel
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës