Sondazh i Top Channel në bashkëpunim me IPSOS tregon se 49.5% e shqiptarëve do të votonin PS me në krye Edi Ramën nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë.
Sondazhi i IPSOS për Top Channel është realizuar në periudhën nga data 10 deri në 16 shkurt 2021 dhe janë intervistuar 1.527 votues në 12 qarqet e vendit.
Pyetjes kryesore nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 25 Prill, për cilën nga partitë do të votonin, 49.5 përqind e të anketuarve thonë se do të votojnë për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme. Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve. Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi me 5.1 përqind të votave.
Sondazhi është kryer para se të shpallej koalicioni opozitar. Ndërsa në sondazh partia e katërt del Nisma thurrje me 1.7 dhe në vendin e pestë Lëvizja Demokratike me 1.4 përqind. Partitë e tjera nuk e kalojnë shifrën një përqind të votave duke nisur me PSD me 0,8 e kështu me radhë.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...