Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e cilësoi si veprim shumë të vonuar dhe të pasinqertë dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë.
Sipas tij duket një veprim i imponuar e jo një vullnet i qeverisë, pasi indiciet e qarta të veprimeve terroriste nuk kanë munguar edhe kohë më parë.
“Jemi të gjithë kundra terrorizmit dhe çdo veprim kundra tij është një veprim jetik për konsolidimin e demokracisë. Po ashtu duhet vepruar me forcë kundër terrorizmit shtetëror që grabit paratë te Unaza e Re, që mashtron për hir të vjedhjes deri në Amerikë, që i lejon hajdutët e qeverisë të rrinë në zyra dhe jo në burg”, shkruan Vasili.
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026
Luis de la Fuente komenton mospërfshirjen e lojtarëve të Rea...
Publikohen çmimet e derivateve për sot
Shqipëria e pret sonte Izraelin në “Air Albania”
Dua Lipa publikon albumin e fotografive nga dasma me Callum ...