Donacionet e Shqipërisë në armë e municione dhe parandalimi i sulmit terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael theksohen si suksese në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 në luftën kundër terrorizmit.
Përpos këtyre dhe stërvitjeve të njësive anti-terror dhe krijimit të një database kombëtar me të dhënat e gishtërinjve në pikat kufitare, në raportin e DASH vihet theksi mbi korrupsionin dhe sistemin e dobët gjyqësor. Sipas DASH, përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri pengohen nga këto dy faktorë në të gjitha nivelet, , shkruan Lapsi.
“Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet.” – shkruhet në raportin e DASH.
ÇFARË THUHET NË RAPORT?
Shqipëria ka qënë një mbështetëse e fuqishme në përpjekjet kundër terrorizimit në 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Koalicionin Global kundër ISIS, duke bërë donacione të rëndësishme me armë dhe municione.
Më 4 dhe 5 Nëntor një operacion i kordinuar rajonal kundër terrorizmit çoi në arrestimin e katër individëve në Shqipëri. Operacioni parandaloi një sulm të mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael që do zhvillohej në Shkodër më 12 korrik.
4 individët u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, duke rekrutuar persona në emër të ISIS dhe duke promovuar gjuhën e urrejtes
Forcat ligjzbatuese në Shqipëri kanë rritur përpjekjet kundër kërcënimeve të mundshme terroriste
Njësia anti-terrorizëm e Policisë së Shtetit shqiptar ka punuar me Departamentin amerikan të drejtësisë për të identifikuar kërkesat për pajisje dhe trajnim. Si rezultat, Njësia anti-terrorizëm ka zhvilluar planet dhe programet e veta për përmirësimin e pajisjeve, trajnimit dhe zhvillimit dhe po rinovon një strukturë të re për njësinë.
Në bashkëpunim me BE-në dhe me financim të Departamentit amerikan të Shtetit, ICITAP siguroi pajisjet dhe trajnim për qeverinë shqiptare për të ndërtuar kapacitetet për të mbledhur të dhënat për shenjat e gishtërinjve në të gjitha pikat kufitare. Informacioni mund të kontrollohet në një database kombëtare për personat që janë në kërkim.
Korrupsioni i kombinuar me një sistem të dobët gjyqësor vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e organeve ligjzbatuese në Shqipëri në të gjitha nivelet.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot