Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare Zenepe Luka është shuar ditën e sotme pasi ishte e infektuar me COVID-19.
72-vjeçarja ishte shtruar prej ditësh në një nga spitalet covid në Tiranë.
Zenepe Luka themeloi dhe drejtoi fondacionin “Nermin Vlora Falasci”. Gjithashtu themeloi dhe shoqatën “Albano e Romina”.
Luka ështe autore e dhjetëra librave ndërsa shënon shumë vite karrierë si gazetare.
Pak kohë më parë bashkëshorti i saj mposhti COVID, por gazetarja nuk ka mundur të fitojë betejën.
Në vitin 1998 asaj iu vu tritol në shtëpi, me qëllimin për ta asgjësuar familjen e saj, ku sipas saj sulmi ndodhi vetëm se ajo raportonte si gazetare atë që ndodhte ne realitet./TCH
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...