Ftesa për të vizituar Shqipërinë si një destinacion që ofron plazhe të mrekullueshme, por jo vetëm, për amerikanët dhe europianët këtë verë vjen edhe nga prestigjozja CNN Travel.
Në një artikull ku e cilëson rivierën shqiptare shumë më pak të zhurmshme nga turistët sesa Greqia dhe Italia fqinje, CNN thotë se një vend sekret i ruajtur mes udhëtarëve mëndjemprehtë nuk ka gjasa të qëndrojë i tillë për një kohë të gjatë.
Duke e shoqëruar shkrimin me një foto nga bukuria që ofrojnë ishujt e Ksamilit në Sarandë, CNN Travel nuk heziton aspak ta cilësojë përrallor bregdetin tonë.
Turistëve amerikanë dhe atyre europianë u kujton se në Shqipëri do të gjejnë gjithçka, duke nisur nga çmimet tepër të lira, ushqim, histori, mikpritje, natyrë e plazhe mbresëlënëse.
Pas Ksamilit si destinacione për t’u kredhur në ujrat e Jonit, sugjeron Himarën dhe Dhërmiun, të cilat thotë se ofrojnë njëherazi edhe pjata të shijshme me produkte deti aspak të shtrenjta.
E teksa CNN Travel fton jo vetëm amerikanët por edhe europianët të zbulojnë bregdetin shqiptar, një tjetër kroçerë, ajo “Explorer of the Seas Cruise” ka zbarkuar në Sarandë me 2700 turistë nga mbarë bota.
Lajmi i shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale është cilësuar si kartolina e bregdetit shqiptar që këtë verë po mikëpret shifra rekord vizitorësh.
Gjatë vitit të kaluar Shqipëria u vizitua nga 7.5 milionë turistë nga mbarë bota./tvklan
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...