Çdo ditë më shumë se 2 gra dianostikohen me kancer gjiri në Shqipëri ose 750 raste të reja vetëm vitin e fundit.
Ky është kanceri më i përhapur te gratë dhe i dyti më i shpeshti në popullatën botërore pas kancerit të mushkërive.
Me nisjen e tetorit rozë rikthehen thirrjet dhe fushatat për ndërgjegjësimin e nënave dhe grave për kapjen në kohë të kancerit të gjirit.
Një eko, apo mamografi mund të shpëtojë jetën dhe sipas mjekëve ky shërbim ofrohet në çdo qendër shëndetësore dhe spital të vendit.
Për të gjithë ato vajza dhe gra që përdorin teknologjinë dhe shërbimin E-albania këtë muaj do të kujtohen edhe përmes mesazheve për të kryer ekon e gjirit apo mamografinë në varësi te moshës së tyre.
Me rritjen e sëmundshmërisë nga kanceri i gjirit mjekët onkologë rekomandojnë që ekoja e parë të kryehet në moshën 20 vjeç, ndërsa pas të 40-ve rekomandohet eko e alternuar me mamografi, kjo e fundit 1 herë në dy vjet.
Vetëm vitin e fundit ne vendin tonë kanë humbur jetën nga kanceri i gjirit 200 gra dhe vajza./A2cnn
Rritja e pensioneve, Hoti: Nuk e mbulon zhvleftësimin për sh...
Protesta e PD-së, ambasada e SHBA-së: Personeli këshillohet ...
Më 8 dhe 9 tetor do të organizohet festivali i filmit sporti...
Nobeli në Mjekësi u ndahet dy shkencëtarëve të mikroRNA-së
Pogba drejt rikthimit në fushë
Osmani takon homologun kroat: Mirënjohëse për mbështetjen e ...