Pavarësisht reagimeve të mundshme nga Serbia, Kina dhe Rusia, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka përmendur rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai mori pjesë në mbledhjen e organizuar nga Presidenca e Estonisë e Këshillit të Sigurimit, me qëllim diskutimin e zhvillimeve politike të ndodhura në këto 75 vite, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
“U bëj thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe pranim të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.
Cakaj, krahas theksit të vënë tek Shqipëria dhe atributet e saj në organizatat ndërkombëtare, në kohën e limituar prej vetëm 3 minutash, foli edhe për Kandidaturën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023, duke theksuar se është një nga çështjet më të rëndësishme aktuale të politikës së jashtme të Shqipërisë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...