Mësohet arsyeja e shkarkimit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Konsullit të Shqipërisë në Itali, Edmond Kumaraku.
Burime për RTV Ora bëjnë me dije se shkëputja e marrëdhënies së punës me Kumarakun është bërë për shkak se ai ishte emëruar jashtë sistemit të shërbimit diplomatik.
Vetë Ministri Cakaj teksa foli për reformë në këtë shërbim nënvizoi se nuk do të ketë më emërime politike në shërbimin diplomatik.
Edmond Kumaraku mbante postin e Konsullit shqiptar në Itali që prej vitit 2016.
Dy ditë më parë, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.
Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar./OraNews/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve