Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për Jorgo Zanin, autorin e masakrës në Palasë, ngjarje që tronditi opinionin publik, shkruan Top Channel.
30-vjeçari Jorgo Zani masakroi një 12-vjeçar, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku. Pas vrasjes së të miturit, Zani ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.
Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihet si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.
“E kemi çuar edhe në çmendinë disa herë dhe e kanë nxjerrë. Ka qëndruar nja 5 ditë dhe e kanë nxjerrë. Shqetësime në fshat sillte se ishte i sëmurë”, thotë një i afërm.
30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, i kuruar për diagnozën “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike./Arbresh.info
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...
Tërnava në Tryezën Ndërfetare: Feja promovon paqen dhe bashk...
AUV-Maqedoni parandalon hyrjen e vezëve të pasigurta nga Ser...
Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë...
Henry: Real Madrid mendonte se ishte i paprekshëm, tani tifo...
Turqia urdhëron arrestime masive për lëvdatat online për të ...