Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e varur nga projektet e qeverisë së Sali Berishës, edhe pse ky i fundit ka katër vjet që është larguar nga pushteti. Përfundimi del nga të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH, në harkun kohor të një viti, nga tremujori i dytë 2016 deri në fund të tremujorit të parë 2017, Shqipëria ka tërhequr në total 994.3 milionë euro investime të huaja. Por 70 për qind e kësaj shifre, ose 691.3 milionë i përkasin gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit, dy projekte të kontraktuara nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike.
Qeveria aktuale e ka trumbetuar si një nga sukseset e saj më të mëdha rritjen e investimeve të huaja direkte. Por në fakt ky është sukses i qeverisë parardhëse, ndërsa investimet e kontraktuara nga qeveria aktuale janë thuajse inekzistente.
Sipas shifrave, nëse nuk do të ishte TAP dhe Kaskada e Devollit, investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare do të ishin vetëm 300 milionë euro në vit, një nivel i barabartë me atë të 15 viteve më parë.
Dështimi i qeverisë aktuale për të thithur investime të huaja tashmë konfirmohet zyrtarisht edhe nga Banka e Shqipërisë.
Pak ditë më parë Instituti i Statistikave deklaroi se gazsjellësi Transadriatik është burimi kryesor i rritjes ekonomike të vendit.
“Aktiviteti i ndërtimit pati rritje me 14.06%, i ndikuar nga investimet publike dhe investimet private të lidhura kryesisht me projektin TAP,” deklaroi drejtoresha e INSTAT, Delina Ibrahimi. Kjo do të thotë se jo vetëm investimet e huaja, por edhe rritja ekonomike është rezultat i projekteve të qeverisë së kaluar, ndërkohë që qeveria aktuale vetëm bën propagandën.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...