Bora zbardh qarkun e Elbasanit, pa problematika në qarkullim

18:28 | 23 Nëntor 2025
E.G

Në orët e fundit të pasdites së kësaj të diele (23 nëntor), reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qarkun e Elbasanit, konkretisht në njësinë administrative Gjinar. Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin rrugor, ndërsa lëvizja e mjeteve vijon normalisht.

Pamje të marra me dron nga Fush Studen pasqyrojnë peizazhin e mbuluar nga dëbora, ndërsa në zonën e Steblevës trashësia e dëborës ka arritur në rreth 5-7 cm.

Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka emergjenca të raportuara.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale