Autobusët e linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës janë bllokuar në doganën e Morinës. Bllokimi i 8 autobusëve mësohet se është bërë për shkak të një urdhri të Ministrisë së Transportit në Kosovës me pretendimin se ata nuk kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë.
Automjetet janë të bllokuara që prej orëve të para të mëngjesit dhe nuk lejohen të hyjnë në Kosovë.
Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë thotë se pretendimi ështe jo i vërtetë dhe se ata nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër. Ai bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës. /Opinion.al
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...