Çmimet e importit në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 ranë 0.1 %, por ato ishin 0.6 % më të larta krahasuar me tremujorin paraardhës.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave, INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit u ul me 0,1 % në krahasim me tremujorin e katërt 2015 dhe u rrit me 0,6 % në krahasim me tremujorin e tretë 2016.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, Indeksi i Çmimeve të Importit në industrinë nxjerrëse ka shënuar ulje me 3,4 %, ndërsa në industrinë përpunuese, ka shënuar rritje me 0,2 %.
Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1 %. Çmimet e Importit në industrinë nxjerrëse shënuan ulje me 0,1 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në këtë seksion vlen të përmendet ulja e çmimeve të importit të produkteve në aktivitetin “nxjerrja e qymyrit dhe linjiteve” me 0,5 %.
Ndërsa çmimet e importit në industrinë përpunuese shënuan rritje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016, ku ndikimin me të madh e shënuan aktivitetet “metalurgjia” me 3,5 % dhe “shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,9 %.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...