Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në Shqipëri janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138 persona, janë plagosur rëndë 149 qytetarë, ndërsa 1.054 të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Për ABC News, analistit Eduart Zaloshnja rendit disa nga shkaqet kryesore, duke vënë theksin tek edhe tek rrëmnjët e problemit.
“Për mendimin tim shkak kryesor janë kalimtarët, ciklistët dhe përdoruesit e motocikletave, kjo në bazë edje të numrit të vdekjeve, sepse po ta marrim e krahasojmë me Europën jemi në raport përmirësimi sidomos në bazë edhe të numrit të aksidenteve që është në ulje.”
Analisti Zaloshnja analizon shifrat e numrit të aksidenteve dhe pasojave, ato me jetë njerëzish që janë më të rëndi deri tek ata me plagë më të lehta, kultura rrugore është pikë kyçe thotë ai.
“Po të marrim aksidentet i kemi në ulje, por viktimat janë shifrat që tregojnë se janë rritur, këtë vit që nga janari deri tani ne kemi 138 të vdekur, të cilët janë këmbësor, ciklistë e motociklistë por unë mendoj se problem është i dyanshëm pra edhe i përdoruesve të mjeteve por edhe i këmbësorëve…..”, tha Zaloshnja.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë regjistruar 1.086 aksidente, me 100 viktima, 131 të plagosur rëndë dhe 1.236 të plagosur lehtë.Por çfarë thotë analisti Zaloshnja për këtë?
“Masat ndëshkuese në pamje duken të ashpra por jo nuk janë dhe duhet të rishikohen sepse kanë shumë lehtësira edhe për drejtuesit e mjeteve edhe për këmbësorët. Për tu afruar edhe më pranëBE-së duhet të rishikohen këto masa dhe gjithashtu një rol kyç në ktë ka policia rrugore.”
Referuar statiksikave nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit, po të krahasojmë vitin 2024 dhe vitin 2025 tregon se, ndonëse aksidentet kanë rënë me mbi njëqind raste, numri i viktimave dhe njerëzve me pasoja fizike është rritur.
Masat ndëshkuese si gjobat janë të rëndësishme, ndonse vitet e fudit janë ashpërsuar ende nuk ka një rezultat të mirëfilltë të reflektuar në shifrat apo regjistrimet e aksideteve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit