Kreditë e këqija kanë rënë në nivelin 4% të totalit në muajin shkurt, duke shënuar kuotën më të ulët të kredive problematike që nga viti 2008.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredite me probleme përbënin 4.06% të totalit në shkurt, nga 4.7% që ishin një vit më parë.
Kjo ulje tregon një trend të qëndrueshëm rënës për kreditet problematike.
Ulja e raportit të kredive të këqija është ndikuar edhe nga rritja e shpejtë e kreditimit për ekonominë.
Sipas statistikave, portofoli i kredisë për ekonominë ka arritur në 848 miliardë lekë, një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkohë, portofoli i kredive me probleme ka arritur në rreth 34.4 miliardë lekë, nga 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.
Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme ka pasur forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron gjatë dy viteve të fundit.
Po ashtu, ulja e normave të interesit ka pasur një efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve./euronews.al
ASK: Inflacioni në Kosovë arrin 7,5% në prill 2026
Mimoza hedh akuza ndaj Zhakut: Me mua nuk ke histori, mund t...
Besfort Zeneli merr ftesën nga Suedia për Kampionatin Botëro...
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut...
Komuna e Zetës në Mal të Zi kërkon tërheqjen e njohjes së Ko...
Gashi: Do të garoj me numrin 28 – e rëndësishme është lidhja...