Një 56-vjeçar është plagosur rëndë duke rënë në një greminë rreth 50 metra. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 në fshatin Lashkizë të Dibrës.
A.S., 56 vjeç, punëtor në një HEC, ishte duke ecur, dhe sipas të dhënave të para nuk ka qenë duke punuar, është rrëzuar duke rënë rreth 50 metra në një greminë.
Ai është transportuar në spitalin e Peshkopisë, dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./Top Channel
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...