Autoritetet izraelite kanë rritur nivelin e gatishmërisë përballë mundësisë së një sulmi të ri ndaj Iranit, raportojnë mediat izraelite. Sipas burimeve politike dhe ushtarake, udhëheqja e vendit ka zhvilluar takime urgjente për të diskutuar skenarët operacionalë në rast të rifillimit të përplasjeve me Teheranin.
Debati mbi një përshkallëzim të ri ushtarak po dominon opinionin publik dhe studiot televizive në Izrael, ndërsa deklaratat e kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë shtuar spekulimet për një ofensivë të re.
Netanyahu deklaroi javën e kaluar se Izraeli ka ende objektiva strategjikë në Iran që synon t’i godasë.
Ndërkohë, raportimet tregojnë për qëndrime të ndryshme brenda strukturave të sigurisë izraelite.
Udhëheqja ushtarake favorizon vazhdimin e bllokadës dhe presionit ekonomik ndaj Iranit, duke argumentuar se përkeqësimi ekonomik mund të rrisë presionin e brendshëm ndaj udhëheqjes iraniane.
Në anën tjetër, analistët politikë në Izrael vlerësojnë se Netanyahu synon ta mbajë të hapur frontin e luftës, në një kohë kur përballet edhe me zhvillime të ndjeshme në proceset gjyqësore për korrupsion.
Sipas mediave izraelite, pyetja që shtrohet aktualisht nuk është më nëse do të ketë një sulm të ri ndaj Iranit, por kur mund të ndodhë ai.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Donald Trump do të mbështesë një operacion të ri ushtarak izraelit apo një zgjerim të konfliktit në rajon.
Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi...
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...
Izraeli në gatishmëri të lartë për një sulm të ri të mundshë...
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...