Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përgënjeshtruar deklarata e bëra mbrëmjen e kaluar nga kryeministri Edi Rama, i cili tha për oficerin e policisë Dritan Zagani, se është person i dënuar.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha, ka paraqitur të gjitha deklarata e bëra nga Zagani menjëherë pas intervistës së Ramës, tek të cilat rrëzon gjithçka që deklaroi kryeministri.
Ja postimi i Berishës:
Zagani nxjerr Ramën cullak!
“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thonë në Bushat!
Të dashur miq, Rama mbrëmë, për t’u mbrojtur nga akuzat e Zaganit, tek Çani shpalli oficerin e pa dënuar kurrë, si të dënuar nga gjykata e krimeve të rënda! Kësaj shpifje të njeriut, që gënjen në çdo fjalë që nxjerr,
Zagani i përgjigjet me një fjale të vjetër të zonës së origjinës së tij, Bushatit të Shkodrës, e cila thotë: ‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’!
Për më shumë lexoni shkrimin e mëposhtëm! sb
“Zagani u dënua nga Krimet e Rënda për dekonspirim”, ish-oficeri i përgjigjet Ramës me një thënie të vjetër
TIRANE- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama dje në ‘Zonë e Lirë’ për ish-oficerin e Antidrogës, Dritan Zagani se ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ‘dekonspirim’, vjen përgjigja e këtij të fundit. Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Zagani kujtoi një fjalë të vjetër të popullit nga zona që ai ka origjinës, Bushati i Shkodrës; ‘Edhe budalla e ka krytin si njeri’. Mes të tjerash ai ironizoi Ramën, nëse ky i fundit e ‘akuzonte’ se vinte nga Tropoja.
“Edhe budalla e ka krytin si njeri”, thot nje fjale e vjeter andej prej nga vi une….dhe qe ta di kush se di une vij nga Bushati Shkodres, po e them deri ne fund se ky dhe keta qe ka mbas me nxjerrin prap nga Tropoja, qe edhe te isha vec nder do ta kisha por nuk jam,,,,sa per parantez e them kete,,edhe pse nuk jam gazetar po them thjesht mendimin tim,…!
P.S… se kisha per asnje njeri ne vecanti..!”, shkruhet në postimin e Zaganit, ish-kreu i antidrogës në Fieri, e cili tashmë ndodhet në Zvicër bashkë me familjen, pasi ka fituar azil politik.
Ndërkohë, kryeministri Rama pohoi dje se: “E di ku ka përfunduar, por në Republikën e Shqipërisë ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe me këto farë gjykatash, ose je i pandehur politik, ose kaq shumë provohet fajësia jote, sa nuk bëjmë dot një pazar për të liruar. Kështu që, kur e ka dënuar Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e ka çuar për shpërdorim detyre dhe nuk e di se çfarë tjetër, çfarë duhet verifikuar më shumë?! Ajo Prokurori dhe ajo Gjykatë nuk kanë pasur asnjë arsye në botë që të lëvizin një gisht për hatër të Saimir Tahirit”.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...