Sondazhe të pavarura të kryera javët e fundit e nxjerrin opozitën shqiptare të kryesuar nga Partia Demokratike, disa pikë më lart se mazhoranca e kryeministrit socialist Edi Rama.
Sondazhet janë parë nga PD dhe LSI dhe i evidentoi sonte, ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha në studion e emisionit Opinion se opozita është më e fortë se mazhoranca në numra, gjithnjë bazuar në sondazhe.
Sipas tij, në exit polle të tre javëve të fundit, opozita e bashkuar e tejkalon mazhorancën aktuale dhe është në kuotat më të larta se asnjëherë.
Berisha – PD dhe opozita është shumë e fortë në numër.
Fevziu – Ku bazoheni?
Berisha – Ka polle, ka sondazhe dhe unë jam në dijeni të këtyre sondazheve, opozita sot i ka kuotat më të larta se asnjëherë, së bashku me LSI dhe forcat e tjera të koalicionit Opozita e Bashkuar.
Fevziu – Duke tejkaluar mazhorancën e sotme?
Berisha – Duke e kaluar me shumë pikë mazhorancën e sotme.
Fevziu – Janë polle të bëra nga PD dhe opozita apo nga institucione të pavarura?
Berisha – Jo nuk janë të Partisë Demokratike. Po të bëjnë partitë polle nuk i besoj kurrë unë. Janë të tre javëve të fundit.
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë