“Më datën 12 maj, Tik-Tokun do e kenë në telefonat e tyre”
Me këtë premtim, Sali Berisha kërkon të mbledhë të shtunën në darkë të rinj para kryeministrisë, kundër, vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik-Tok.
Ai shpreson se fëmijë, gjimnazistë e studentë, do të zgjohen tepër të merzitur për mbylljen e aplikacionit dhe do i bashkohen gjyshit dixhital.
“Nuk jam unë maestro i Tik-Tok, janë të rinjtë ata janë frymëzimi. Fjalën e kanë të rinjtë”
Por Tik-Tok ende nuk është mbyllur, edhe pse qeveria e mori vendimin zyrtar. Ditët kalojnë dhe të rinjtë vijojnë të lundrojnë lirisht në aplikacionin kinez.
Vetë kryeministri ka 3 muaj që ka njoftuar se do e mbylli Tik-Tok, por nuk dihet se çfarë pret ende qeveria, për të zbatuar një vendim që e ka marrë vetë.
Por Berisha, me premtimin copy-paste të Trump, kërkon të rihapë këtë aplikacion, që ende nuk është mbyllur. Por Kush do të protestojë për diçka që s’ka ndodhur ende?
Gjithsesi protesta e doktorit është dhe një kronikë e paralajmëruar. Gjatë gjithë javës, asnjë nxënës nuk iu përgjigj thirrjes së tij, për të bojkotuar mësimin. Ndoshta per kete Berisha si ditë e shtunë pushimi, u premton se nga protestë do e kthejë në festë./abcnews.al
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët